VIDEO – “Berisha si vera, sa më shumë kalon koha aq më tërheqës dhe demokrat bëhet”, presidenti Meta komenton edhe qeverinë “Rama 3”

Presidentit i Republikës, Ilir Meta ka komentuar nismën e re të ish-kryeministrit Sali Berisha për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar atë nga Grupi i PD-së.

Edhe pse tha se kjo nuk “ishte detyra e tij për ta komentuar”, Ilir Meta nuk i rezistoi tundimit për të folur për ish-aleatin e tij dhe bashkëpunëtorin më të ngushtë për të cilin më herët ka theksuar se e ka “pikë të dobët”.

Për Presidentin Meta, Sali Berisha është si verë, që sa më shumë kalon koha aq më shumë tërheqës bëhet.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla pasi nuk është detyra ime. Por zoti Berisha nuk mund të rri pa e thëne se është si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet dhe aq më demokrat”, thekson Meta.

ShkodraWeb Channel

Open

Close