Ish- kryeministri Sali Berisha ka nisur ditën duke postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai ka publikuar një video ku shihet një qen endacak në Shkodër, në qafën e të cilit është varur një tabelë ku shkruhet emri i kryeministrit të vendit. Videon e tij ish- kryeministri Berisha e shoqëron edhe me një tekst të shkurtër.
“Nje miremengjes nga Shkodra per Kallam Deshtakun! sb”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook. Sidomos ditët e fundit, në rrjete sociale, kanë qenë të shumta “goditjet” Berisha- Rama duke përdorur video të montuara kryesisht. Pritet se çfarë përgjigje do të ketë për ish- kryeministrin Edi Rama.