
Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga “qytetari dixhital”. Sipas asaj që shpjegon Berisha dhe asaj çfarë i ka shkruajtur dërguesi i videos, bëhet fjalë për kultivim të “mallit” në rajonin e Shkodrës. Më konkretisht, në Gajtan të Gurit të Zi të Shkodrës. Berisha nuk kursen as ironinë, teksa shprehet se “prodhimi i mallit është i mbarë”. Mund të lexoni më poshtë postimin e Berishës dhe të shikoni videon e postuar nga ai në Facebook.
“Prodhimi i mallit është i mbare! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital: “Peshendetje kjo vidio asht nji nder shum parcelat ne Gajtan Shkoder , ju lutem anonim”, – shkruhet në SMS-në që publikon Berisha.