
Opozita shqiptare, do të nisë zyrtarisht fushatën elektorale me 11 prill 2025. Lideri Sali Berisha, ka shpërndarë një spot reklamues, në formën e thirrjes për pjesëmarrje në këtë tubim.
“Me 11 prill, ora 19:00, në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ju ftojnë të bashkëhemi. Merriu miqtë, familjen dhe eja drejt fitores”, thuhet në masazhin e shpërndarë në rrjetet sociale nga Sali Berisha, kryetar i PD- së dhe drejtues i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.