
“Neser me 26 maj Shqiperia ne revolte!! sb”, me kete thirrje ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetaret te marrin pjese ne protesten e lajmeruar nga opozita, ku do te kerkohet doreheqja e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, pas publikimit te audiopergjimit ku bashkepunetori X, apo Babalja, degjohet me nje person teksa flet per pazare droge, qe PD pretendon se eshte zeri i Agron Xhafajt, vellait te ministrit.
Kjo thirrje e Berishes vjen pak ore para protestes. Teksa eksponente te PD kane thene se protesta do te jete e qete.