
Pak orë më parë. këngëtarja Parashqevi Simaku ka lënë spitalin ku u kurua për probleme kryesisht psikologjike. Ndërsa Elton Ilirjani, biznesmeni shqiptar që po i qendron shumë pranë në Nju Jork publikoi pamjet e para pas daljes nga spitali, Simaku ka përcjellë sot mesazhin e saj video.
Ajo ka treguar disa detaje nga periudha e qendrimit të saj në spital, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që e mbështesin dhe tregojnë vëmendjen për jetën e saj në vijimësi. Në krye, natyrisht qendron Elton Ilirjani.