
Dita e Pashkëve në një familje të vjetër katolike të Shkodrës është e shënuar me kalendar si një nga ditët më të rëndësishme të vitit. Në mes të tavolinës simboli i festës, vezët e kuqe.
Familja Shiroka kishte sot një vizitë të pazakontë të kandidatit për deputet Benet Beci, një person që e sheh Shkodrën nëpërmjet një syri futurist por gjithmonë mbështetur në vlera të një identiteti qytetas, siç është edhe shtëpia përmbi 200- vjeçare e kësaj familjeje.
Në bisedë në shtëpinë e Shirokajve, nuk ka se si të mos flitet për një figurë të ndritur të mjekësisë shqiptare, themeluesin e kirurgjisë, Dr. Frederik Shiroka. Duke diskutuar për historine e tij në shërbim të komunitetit, familjarët kane folur edhe për një peng që ata kanë për të përjetësuar këtë figurë të respektuar.
Pashkët në Shkodër përveçse një festë fetare, janë edhe dëshmi harmonie në një qytet simbol i bashkëjetesës. Me vizitat dhe drekat mes miqsh te të tre besimeve fetare, kjo traditë është trashëguar për shekuj me radhë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.