
Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për deputet i PS- së në Qarkun Shkodër: Lindita e Luçija janë dy motra nga Tamara.
“Kur isha në shkollë në Shkodër, m’vite zor me thanë që jam prej Tamaret, se shoqet m’shifnin si me keqardhje… Në fillim lokalin e bame llotosporti po s’pat punë e bashkë me burrin shkume me jetu n’Shkodër, gati 8 vjet kena jetu aty.
Tesh përveç nesh, kena punsu katër vetë e shumë familje në Tamare sjellin te ne prodhimet e tyne…po erdhët me hangër te na, gjithçka e bajmë si asht tradita, pizza s’ju japim ama kërtolla, mish e mishavinë me t’knaq shpirtin”- kështu thotë Lindita.
Ndërsa Luçija tregon planet e saj që bujtinën që ka hapë, ta kthejë në një shtëpi pritjeje me çdo element të traditës, se ashtu edhe turistët që i presin të shumtë në numër të gjejnë aty gjithçka që e bën të bukur këtë zonë të Kelmendit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!