
Bekim Balaj vazhdon të shënojë duke qenë jo vetëm kryesuesi i golashënuesve por edhe lideri i padiskutuar i Vllaznisë. Në ndeshjen ndaj Skenderbeut në Korçë bomberi kuqeblu ka shënuar 3 gola.
Goli i parë që mban firmën e tij, vjen në minutën 25. Balaj nuk fal, sulmuesi shkodran tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, të fituar nga Esat Mala.
Goli i dytë vjen në minutën e 61- të, me një goditje brenda zonës, pas një topi të ardhur nga krahu i majtë i sulmit kuqeblu. Në të 66- ën, ai shënon edhe golin e tretë por u anulua për off- side të Stojanovic në zonën korçare.
Edhe Esat Mala ka bërë një paraqitje shembullore, kurorëzuar me gol në minutën e 75- të, pas një topi të kalibruar nga Kahrimanoviç të cilin sulmuesi kuqeblu e shfrytëzon më së miri.
Në minutat shtesë të takimit, Balaj shënon sërish duke e mbyllur me një tregolësh këtë ndeshje. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në krye bashkë me Partizanin dhe pret janë tjetër në Shkodër Egnatian.