
Në “Allianz Arena” Bayern Mynchen ka pritur skuadrën turke të Besiktas për të diskutuar sfidën e parë të fazës së 1/16 të “Champions League”. Një kundërshtar i lehte, të paktën duke gjykuar nga rezultati final i takimit, i fituar thellesisht nga bavarezët 5 – 0.
Komenti i ndeshjes
88′ Levandowski realizon “dopietë”. Goli i 5 për Bayern Mynchen
79’ Është radha e sulmuesit Levandowski për të shënuar, 4-0 për Bayern Mynchen
66′ Myller shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Mynchen
53′ Francezi Kingsley Coman ka realizuar golin e dytë për skuadrën bavareze
45′ Mbyllet pjesa e parë
43′ Bayern Mynchen kalon në avantazh me Tomas Myller
16′ Kroati Vida ndëshkohet me të kuqe, Besiktas me 10 lojtarë
1′ Nis takimi në “Allianz Arena”







