
Pas më shumë se 3 dekadash pritjeje, një kërkesë e kahershme e banorëve të Shkjezës po merr zgjidhje konkrete. Po ecën drejt përfundimit një investim të rëndësishëm prej 4.5 kilometrash asfalt linear, së bashku me rrugicat dhe degëzimet që lidhin banesat e zonës.
Ky investim do t’i japë fund vështirësive të përditshme të banorëve dhe do të krijojë një standard të ri lëvizjeje e shërbimi për të gjithë komunitetin.






