
Bashkia e Shkodrës vijon rikthimin në dispozicion të qytetarëve të hapësirave publike. Ditën e sotme, IMT në bashkëpunim me Policisë Bashkiake dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e pallateve në Oblikë Qendër.
Ndërhyrja parashikon heqjen e rrethimeve në hapësirën përreth 12 pallateve, duke mundësuar projektin e rifkualifikimit të zonës me një fond rreth 6 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.
Nga lirimi i hapësirave publike dhe projekti i rikualifikimit i Bashkisë Shkodër, do të përfitojnë 98 familje të kësaj zone.
Vlen të theksohet se ka patur bashkëpunim të IMT- së me banorët e zonës, duke lehtësuar procedurat e lirimit të hapësirave, të cilat pritet të përfundojnë brenda 3 ditëve.