Pak orë pas protestës së mosbindjes civile në Tiranë, selia blu e Shkodrës i është rikthyer konferencave për shtyp, me në qendër buxhetin e bashkisë, tashmë të miratuar me votat e mazhorancës në Këshillin Bashkiak.
Para gazetarëve ishte këshilltarja bashkiake e PD- së Gloria Shllaku, e cila ka sjellë në vëmendje disa shifra të buxhetit. Për Bashkinë e Shkodrës, Shllaku ka përcjellë mesazhin që të heqë dorë nga “politika e fasadave”, siç e cilësoi ajo.