
Bashkia e Shkodrës vazhdon punën në Velipojë, në prag të hapjes së sezonit turistik. Ditët e fundit jemi përqendruar në mbjelljen e pemëve dekorative. Në lulishten e Velipojës janë mbjellë 40 pemë dekorative. Dy shatërvanët në qendër të plazhit, janë pastruar krejtësisht, duke larguar papastërtitë që kishte lënë stina e dimrit.
Po ashtu, ka përfunduar sinjalistika horizontale rrugore, është kryer riparimi i stolave në qendër dhe vendosja e të rinjëve ku ka patur nevojë, janë vënë në funksion tualetet publike, janë vendosur 40 kosha të vegjël mbeturinash përgjatë pedonales 40 copë dhe 20 në shëtitore. Ndërkohë ka nisur dhe vijon puna për ndriçimin publik, me riparimin dhe zëvendësimin e ndriçuesve. Për Velipojën ka tashmë një plan te detajuar për të githë sezonin, të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!