
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: 70 km linjë e re ujësjellësi për 5,500 banorë përfitues. Ky është investimi që po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës-Kanalizimeve.
Ky projekt garanton furnizimin me ujë të pijshëm për zonën e Golemit, Dobraçin dhe disa lagje të Rajonit nr. 2 në qytetin e Shkodrës. Banorët kanë treguar mirëkuptim për vështirësitë e përkohshme gjatë punimeve në disa segmente rrugore, duke qenë të vetëdijshëm se ky investim zgjidh një problem të kahershëm të mungesës së ujit të pijshëm.




