VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe, Prefektura dhe Këshilli i Qarkut Shkodër pastrim territori në Bajzë…

Sot të gjitha strukturat e Bashkisë Malësi e Madhe në bashkëpunim edhe me Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut Shkodër janë angazhuar për pastrimin total të territorit.

Aksioni ka nisur nga Bajza ku mjetet pastruese (fadroma, kamionë) po bëjnë të mundur largimin e inerteve dhe mbeturinave.

Në këtë aksion pastrimi, kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe prefektja Majlinda Angoni dhanë mesazhin e tyre për mbajtjen paster të ambjentit por edhe për fillimin e masave disiplinore për shkelësit e ligjit.

Aksionet e pastrimit do të vazhdojnë në shenjë ndërgjegjësimi për më shumë përgjegjësi qytetare dhe kujdes ndaj hapësirës publike.


Open

Close