
Bashkia Malësi e Madhe ka zhvilluar ceremoninë e akordimit të titujve “Qytetar Nderi” për tre sportistë elitarë: Mario Mitaj dhe Armando Broja- pjesë e Kombëtares kuqezi dhe Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks. Interesi për të marrë pjesë në këtë event, ka qenë mjaft i lartë, ku nuk munguan as deputetë të qarkut Shkodër.
Titulli u është dorëzuar nga kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, ndërsa i pranishëm ka qenë vetëm futbollisti Mario Mitaj, i shoqëruar nga e gjithë familja e tij. Për arsye impenjimesh në kampionatin anglez ku aktivizohet, Armando Broja është përfaqësuar nga babai i tij, siç edhe Jurgen Uldedaj nga babai Tonini, meqenëse edhe boksieri po përgatitet në Gjermani për një tjetër ndeshje.
Ceremonia ësht përshendetur nga ish- deputeti Paulin Sterkaj dhe deputetët Marjana Koçeku dhe Bujar Rexha, të cilët vlerësuan talentet e Malësisë së madhe në sport. Moderimi i aktivitetit i ishte besuar një emri të madh të gazetarisë shqiptare, Defrim Methasani, i cili kishte ardhur enkas për këtë aktivitet nga Tirana.




