
“Akuzat e Ramadan Likaj janë pjesë e fushatës elektorale. Bashkia Malësi e Madhe ka zero lek borxhe”. Kështu është shprehur në një intervistë për mediat kryebashkiaku Tonin Marinaj.
Gjatë një interviste për mediat, Marinaj i është përgjigjur akuzave të kandidatit për deputet të PD- së Ramadan Likaj, ish- kryebashkiak i Koplikut. Në një takim elektoral, Likaj u shpreh se Bashkia Malësi e Madhe po falimenton pasi aktualisht ka 2.4 miliardë lek borxhe.
Në intervistën e tij, të cilën mund ta ndiqni të plotë më poshtë, kryetari Marinaj thotë se akuzat janë të pabaza, pjesë e fushatës duke deklaruar se aktualisht ka zero borxhe.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!