Pas 8 muajsh nga dita kur nisi inaugurimin, memoriali i Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Lezhe u rihap. Bashkia e Lezhes nuk priti ministrine, por e celebroi memorialin e Heroit me homazhet per 551 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Autoriteti vendore e qytetare u bene pjese e ceremonise se organizuar nga bashkia e Lezhes.
Kjo e fundit, përmes nenkryetares Alfrida Marku bëri te ditur se më 2 Mars edhe Lezha do të vendosë për herë të parë Shtatoren e Gjergj Kastriotit. Ajo do te vendoset ne sheshin me te njejtin emer ndërsa kerkuan serish nga qeveria të miratojë kërkesen e Bashkise Lezhe që 2 Marsi, “Besëlidhja e Lezhës”,ta shpallë festë zyrtare.
Serish perdoret heroi per ti percjelle mesazhe politikes shqiptare dhe kete e beri kryetari i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise, imzot Angjelo Masafra duke theksuar se atdheu duhet te jete mbi gjithcka dhe te ndihmojne te rinjte qe masivisht kerkojne te largohen nga vendi.
Aktiviteti përkujtimorë ka vijuar ne Lezhen e perzgjedhur nga Heroi per tu prehur perjetesisht. /Nga Gjergj FIGURI/
https://www.facebook.com/292542080866308/videos/2284735765116741/