Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës jep informacion zyrtar për situatën në territor

ShkodraWeb 27 February, 2018
boreshkoder2018

Informacion mbi situatën në Bashkinë e Shkodrës, datë 27.02.2018, ora 09:00

Më në detaje ju informojmë si më poshtë:

I. Në qytetin e Shkodrës:
Nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
Punonjësit e ndërmarrjes UK dhe kompanitë e kontraktuara po punojnë për shpërndarjen e kripës, lirimin e rrugëve dhe vazhdojnë edhe në këtë moment.
Punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit me mjetet e tyre (2) po punojnë në qendër për hapjen e rrugëve për kalimin e këmbësoreve.
13 mjete dhe 45 punonjës janë duke punuar për hedhjen e kripës, gjithashtu po punojnë 2 fadroma nga Fermentimi-Ura e Mesit -Prekal.
Nuk paraqiten ngrica deri në këtë moment.

II. Në njësinë administrative Rrethina:
Ka furnizim me energji elektrike.
Shkollat, kopshtet, janë të hapura por ka numër të vogël nxënësish. Disa rrugë janë të bllokuara.
Procesi mësimor zhvillohet normalisht me përjashtim te shkollës Shtoj e Vjetër.

III. Në njësinë administrative Shosh
Rrugët e fshatrave vazhdojnë të paraqiten problematike për të lëvizur.
Në njësinë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike.
Ka pasur rënie dëbore gjate natës dhe trashësia e bores ka arritur deri 120 cm.
Mësimi nuk zhvillohet.

IV. Në njësinë administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë nuk ka probleme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
Procesi mësimor vazhdon normalisht por frekuentimi i tyre është i ulet.

V. Në njësinë administrative Guri i Zi:
Në Nj.Ad. Gur I Zi ka problem të qarkullimit për shkak të dëborës.
Rruga Shkoder-Mjede ka qene e kalueshme me vështirësi për mjetet e ulëta.
Mësimi është zhvilluar në pjesën më të madhe te shkollave por me nje numër te vogël nxënësish.
Qendrat shëndetësore funksionojnë aty ku personeli është vendas.
Është komunikuar me firmën kontraktore të rrugës Shkodër-Mjedë dhe pritet ndërhyrja nga ana e saj.

VI. Në njësinë administrative Postribë:
Në Nj.ad Postrribë fshatrat Vilez, Domen, dhe disa lagje larg rrugës kryesore janë të pakalueshme për mjetet.
Rruga e Prekalit ka vështirësi kalimi . Po punohet për hapjen e rrugës dhe hedhjes e kripes.
Rruga nga qendër- Ura e Mesit-Kullaj-Myselim kalohet me mjete të larta. Qendrat shëndëtesore janë në punë. Ka furnizim me energji elektrike.
Shkollat janë të hapura përveç shkollës së Prekalit dhe ajo në Vilez për shkak të rrugës.

VII. Në njësinë administrative Dajç:
Në Nj. Ad. Dajç është bllokuar vendi i quajtur Shkalla e Belaj.
Rruga kryesore ka rreth 25 cm dëborë.
Shkollat funksionojnë normalisht.

VIII. Në njësinë administrative Velipojë:
Në Njësinë administrative Velipojë, rruga nacionale në vendin e quajtur Qaf-shtiqën është e bllokuar nga dëbora.
Është komunikuar me firmën që po ndërton rrugën për mundësimin e zhbllokimit të rrugës.
Në fshatrat Mali Kolaj, Velipojë dhe Rrjoll mungon energjia elektrike.
Procesi mësimor është zhvilluar me një pjesëmarrje te vogël.

IX. Në Njësinë administrative Shalë:
Në Nj.Ad Shalë ka energji elektrike.
Reshjet e dëborës janë në rreth 70 cm dhe me intensitet.
Mësimi nuk është zhvilluar.
Rruga kryesore dhe mes fshatrave janë të bllokuara.

X. Në njësinë administrative Ana e Malit:
Në Nj.Ad Ana Malit ka furnizim me energji elektrike.
Mësimi nuk është zhvilluar.
Ka mbi 15 cm trashësi dëbore.
Rruga nacionale Ura e Bunës-Dogane kalohet me vështirësi.

XI. Në njësinë administrative Pult:
Rruga që lidh Nj.Ad nga Prekali e sipër është e bllokuar.
Rrugët mes fshatrave janë të bllokuara.
Mësimi nuk është zhvilluar.

Persa i përket akseve rrugore qe administrohen nga Autoriteti Kombëtar Rrugor ka patur probleme ne qarkullimin e lire te mjeteve dhe kryesisht ne akset rrugore:

Shkoder-Mjede
Shkoder-Velipoje
Ura e Bunës-Dogane

Vazhdon puna ne te gjithë territorin për pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe furnizimin me te gjitha shërbimet e tjera publike.
Ne informacionet ne vazhdim do tu lajmërojmë për situatën ne vazhdim. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/

Post navigation

Previous: 2 milionë euro të zhvatura pa përdorur bankën, si ua bëri gjëmën Olesia 6 biznesmenëve
Next: SKANDALI/ Zbardhet vdekja e nje gruaje në janar 2017, policia: E vrau bashkëshorti, mjeku ligjor fshehu vrasjen

TË FUNDIT

akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026…

ShkodraWeb 15 July, 2026

TË FUNDIT

  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.