
Një mesazh për ndihmë ka mbërritur në Redaksinë e ShkodraWeb. Janë tre video të dërguara në Messenger, bashkë me një link GoFundMe ku mund të kontribuohet. Kërkohet mbështetje nga bashkëshortja, Irena Gegolli për jetën e bashkëshortit, Besnikut 55- vjeçar, i cili ka kaluar probleme të shumta shëndetësore dhe aktualisht është në spital privat, ku kostot për ta mbajtur në jetë janë të papërballueshme. Ndërsa bashkëshortja ka përcjellë videomesazhin, djali i Besnikut, Kosta, ka hapur një llogari GoFundMe, të shoqëruar edhe me mesazhin e mëposhtëm.
Përshëndetje të gjithëve,
Po ju drejtohem me zemër të thyer për të kërkuar ndihmën tuaj për babin tim, i cili po kalon një nga sfidat më të vështira të jetës së tij. Ai është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për trajtime mjekësore të vazhdueshme, analiza dhe kujdes të specializuar.
Babai im ka qenë gjithmonë shtylla e familjes sonë – një njeri punëtor, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët. Sot është ai që ka nevojë për ndihmën tonë.
TË GJITHË ATA QË KANË MUNDËSI TË KONTRIBUOJNË FINANCIARISHT, MUND TË KLIKOJNË KËTU KËTË LINK
Fatkeqësisht, kostot e trajtimit dhe shpenzimet spitalore janë shumë të larta për mundësitë tona financiare. Çdo kontribut, sado i vogël, do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë për:
trajtimet mjekësore
kontrollet dhe analizat
shpenzimet e qëndrimit në spital
Nëse nuk keni mundësi të kontribuoni financiarisht, ju lutem shpërndajeni këtë fushatë – edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne.
Ju falënderojmë nga zemra për çdo lutje, mbështetje dhe ndihmë që na jepni në këtë periudhë të vështirë.
Zoti ju shpërbleftë për mirësinë tuaj.
Me respekt dhe mirënjohje,
Kosta Gegolli




