Me premtimin se “çdo cm katror i pronës së tyre do kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet”, kreu i PD Lulzim Basha, nga spitali i Traumës, pasi takoi te lenduarit nga perplasja sot e banoreve me policine ne zonen e Astirit, ka bere nje paralajmerim te qarte per ata qe ai i quajti urdheruesit dhe ekzekutuesit e ketij “skenari dhe kr.imi te rende”.
“Jane ne gjendje te rëndë, janë d.hunuar në mënyrën më barbare kam parë disa të moshuar mbi 70 vjec të gj.akosur nga d.huna me shkopinj e me grushta, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës pra një numër i madh banorësh të lënduar, traumatizuar, një pjesë të shtruar një pjesë s’janë shtruar, e ne po marrim masat për ti dhënë ndihmën e nevojshme.
Ky është një bilanc i një go.ditje të planifikuar nga Edi Rama është një skenar i përgatitur me kujdes, kishte një qëllim të conte drejt gj.akosjes përg.jakjes e konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që kanë planifikuar tek unaza e re.
Me rëndësi eshte që sot qytetaret ta kuptojne që nuk behet fjalë për një projekt zhvillimi, s’ka të bëjë me rrugë të re, është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale, ishte një projekt vjedhje që u denoncua nga PD. Rama është i vendosur ta cojë këtë vjedhje deri në fund e nuk kursen as jeten e qytetareve, është kr.im i rëndë kundër jetës së qytetarëve e banesave të tyre.
Paralajmëroj gjithësecilin nga urdhëruesit, ekzekutorët që do mbajnë përgjegjësi para ligjit dita s’do vonojë e ju jap fjalën që s’do mungojë dita kur ata do përgjigjen para ligjit për këtë d.hunë barbare për të mbushur xhepat e tyre”.