
Pas rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga shumica për arrestimin e Tahirit, fjalën në Kuvend e ka marrë Lulzim Basha që nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës për mbrojtje të ish-ministrit dhe krimit. “Sot Kuvendi vendosi një rekord të zi, hera e parë që Kuvendi hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit. 24 deputetëve Kuvendi u ka hequr imunitetin, të majtë dhe të djathtë, në pushtet dhe në opozitë, për akuza të rënda, të lehta dhe qesharake.
Por arsyeja ka qenë e thjeshtë, me të mirat dhe të këqinjat e tij kanë respektuar parimin e i takon drejtësisë që të vendosë” deklaroi ai.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1670560232995151/