Kryetari i PD-se, Lulzim Basha akuzon Ramen se po mohon edhe veten teksa genjen hapur vetem per te vjedhur 40 milione euro me projektin te Unaza e Re. Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.
Prej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Më poshtë video-postimi i plotë.