
Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka dale ne nje konference per shtyp ku ka folur mbi zhvillimet me te fundit lidhur me urdher- arrestet e Prokurorise. Basha ka qene mjaft i ashper duke deklaruar se Policia e Shtetit ka funksionuar si organizate kriminale e strukturuar. Deklarata e plote e Luzlim Bashes: “Tashmë është e qartë për të gjithë botën se, me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.
Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.
Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë. Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe.”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1699022490148925/