
Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi sot ne Spitalin Ushtarak minatorin e plagosur ne Bulqize dhe dha edhe nje mesazh per protestat qe ka nisur opozita dhe qellimin e tyre.
“Kjo është një arsye më shumë për gjithë shqiptarët qe ta kuptojne se ka ardhur koha që ta flakim tutje këtë qeveri që përfaqëson interesat e mafies dhe është pengesa kryesore për një jetë më të mirë dhe për Shqipërine evropiane.
Beteja që ne kemi nisur s’ështe thjesht për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj, por të largojmë këtë qeveri që bëhet gati të bëjë aktin e fundit te tradhetise, duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Xhafajn dhe të lirojë Saimir Tahirin”, tha Basha.