Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pasi grumbulloi protestuesit në selinë blu i ka bërë thirrje këtyre të fundit që të behën gati për protesta në mbarë Shqipërinë. Si rrallë më parë, Basha e ka mbyllur mitingun duke kënduar himnin e flamurit.
Po ashtu kreu i opozitës ka formuar me duar simbolin e Shqiponjës dhe ka brohoritur “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.