Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Basha mbledh Grupin Parlamentar: Opozite e forte, asnjehere bashkeqeverisje me PS!

ShkodraWeb 8 September, 2017
bashagrupi
Në mbledhjen e fundit të grupit para konstituimit të Kuvendit nesër në orën 10:00, kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar, deklaroi se Partia Demokratike në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të përfshihet në qeverisje. Pasi u është përgjigjur kritikëve brenda së djathtës se nuk do të ketë asnjë përfshirje të PD në qeverisje me Ramën, Basha deklaroi se objektiv është opozita e forta e mbështetur në tre pika.
Ai tha se duhet të bëhemi pengesë për të mos lejuar që vendi të rrëshqasë në kaos nga droga dhe krimi.
“Një mesazh të shkurtër. Dua ta filloj më një mesazh të qartë, ne jemi opozita dhe të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votë. Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rast dhe asnjë rrethanë.
Një opozitë e fortë është domosdoshmëri për Shqipërinë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, ku do të përcaktohet nëse vendi do i rikthehet integrimit dhe demokracisë apo do të zhytet në sundimin e krimit me elitën e korruptuar.
Kemi tre sfida; në takon ne të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaos, droga, krimi dhe korrupsioni po e vdesin cdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojë vendin. Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe të ofrojmë alternativën” deklaroi ai.
E ndërsa theksoi se objektiv do të jetë reformimi i PD, Basha deklaroi se do të ketë protesta kundër keqqeverisjes së vendit.
“Do të reformojmë PD, e cila do i paraprijë reformimit të vendit, duke filluar nga Kodi Zgjedhor. Do të jemi shembulli i ndershmërinë dhe përgjegjshmërinë ndaj njerëzve.
Do të propozojmë zgjidhjet tona politike dhe ligjore, do të sqarojmë njerëzit mbi problemet, do të protestojmë kundër keqqeverisjes dhe drogës. Do të jemi alternativa e njerëzve.
Shqiptarët janë më të braktisur se kurrë nga politika dhe elita e korruptuar, duhet të ngjallim shpresën.
Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Deputetëve të rinj iu uroj një fillim të mbarë, mirë se vini në botën e ashpër të politikës shqiptare; do iu fyejnë, por ju ruani dinjitetin, puna do u shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve” përfundoi Basha në mbledhjen e grupit të PD.
Këtë mandat të Kuvendit, kryetari i PD, Lulzim Basha do të jetë në Kuvend. Ndërsa aksioni nis nga kundërshtimi i dy emrave, Rucit dhe Xhafajt, pasi PD i akuzon për të kaluarën komuniste dhe lidhje me krimin.
Rama sot u bëri thirrje demokratëve që të votojnë Ruçin në postin e kryetarit të Kuvendit, por opozitarët po përgatiten për protesta.
Grupi i PD ka 43 deputetë, 20 deputetë janë të rinj, ndërsa qarqet e Korçës dhe të Shkodrës kanë më shumë emra të rinj. Ne fund, Edmond Spaho eshte zgjedhur kryetar i GP te PD ndersa Edi Paloka nenkryetar i tij. /shqiptarja.com/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Perplaset nga nje motociklist, plagoset rende 49- vjecarja qe udhetonte me biciklete
Artikull pasardhës: DHUNA NE FAMILJE/ Sulmon me gershere ish- gruan ne sy te femijeve

TË FUNDIT

arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
gurakuqi karakaci 2026

NGA ROMEO GURAKUQI – Ministrat edhe drejtues politikë, një praktikë që duhet të anullohet menjëherë

ShkodraWeb 6 April, 2026 0
osmani mesazh largimi 2026

VIDEO – “Republika s’është instrument, është amanet”, pas largimit nga Presidenca, Vjosa Osmani jep mesazhin

ShkodraWeb 4 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.