VIDEO/ Basha i kthen pergjigje Rames: Nuk terhiqemi nga kushtet tona per “zgjedhoren”

Partia Demokratike nuk tërhiqet nga propozimi për votimin dhe numërimin elektronik dhe reformën zgjedhore. Në mbyllje të mbledhjes së grupit të PD-së, lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se opozita është e vendosur t’i jepet fund njëherë e mirë shitblerjes së votës, kriminelëve të lidhur me pushtetin, ndërkohë që i ka quajtur mashtrime deklaratat e Ramës se është i hapur dhe e do reformën zgjedhore. Pyetur për cështje të brendshme në Partinë Demokratike dhe fraksionet në PD, Basha ka folur prerë, por shumë shkurt. “PD ka qenë dhe është e hapur dhe do të bëjë gjithcka që kushdo që do të kontribuojë të gjejë veten e saj ose të tij në cdo formë përfaqësimi”- tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1637903379594170/