
Pak ditë pasi denoncoi se shumë shpejt do të bëjë publik një skandali të madh që lidhet me qeverinë, kreu i PD-0së, Lulzim Basha ka theksuar sot se janë duke verifikuar besueshmërinë e gjithë informacionit që disponojnë. Nderkohe, Basha njoftoi se PD depozitoi 15 amendamente për buxhetin 2018. Amendamentet janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit. PD propozon taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit. Ku gjenden paratë? Tek heqja e miliarda lekëve që jepen për ndërtimin e inceneratorëve dhe konçensioneve të skemave korruptive dhe pastrimit të parave të pista.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1705386152845892/