Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Banorët e Vau- Dejësit në protestë, janë kundër dhënies tek privati të sherbimit të pastrimit, akuza Mark Babanit…

ShkodraWeb 12 May, 2021
proteste pastrimi vau dejes banoret

Banorë të Bashkisë Vau- Dejësa kanë protestuar sot kundër administratës Babani, lidhur me kalimin tek privati të sherbimit të pastrimit. Me pankarta të duara, ata kanë nisur të protestojnë nga Pedonalja, në drejtim të ndertesës së Bashkisë Vau- Dejës. Duke folur për mediat, banorët kanë evidentuar edhe mjaft problematika të tjera, duke nisur nga gushti 2019 dhe në vijim.

Në unison ata shprehen se u janë shtuar taksat bashkiake, ndërsa nuk marrin sherbimet nga Bashkia Vau- Dejës. Banorët akuzojnë për abuzime administratën bashkiake të drejtuar nga Mark Babani, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, deri në bllokim të rrugëve në territorin e Bashkisë Vau- Dejës. As shiu i rënë ditën e sotme, nuk ka penguar banorët të protestojnë para Bashkisë së Vau- Dejësit.

Armando Lekaj: Shumë qytetarë nuk janë në dijeni që aktualisht Bashkia e Vau Dejësit ka hedhur në tenderim dhe pritet të lidhë kontratën me objekt “Shërbim pastrimi për vitin 2021, 2022, 2023” në vlerën 75,458,496 lekë. Në një kohë kur ky shërbim sot ka një kosto prej 8 milion lekësh.

Për çudi nuk mjaftohen me kaq dhe me paftyresine më të madhe kriteret dhe specifikimet teknike të kërkuara në këtë tender parashikojnë mjete pastrimi shumë herë më të vjetra ndërkohë që ato aktuale i përkasin viteve 2013-2014.

Edhe pse egziston Agjensia e Prokurimeve Publike e cila ka për detyrë të monitorojë dhe kontrollojë këto procedura… edhe pse ekziston kontrolli lartë i shtetit dhe prefektura e Qarkut Shkodër, arrihet deri aty sa të lejohet një tender i tillë i cili parashikon shërbimin e pastrimit, si për ironi të fatit në zonat: Vig-Mnele, Shllak, Temal dhe në ato fshatra ku nuk ka as edhe një banorë prezent, vende ku edhe varka e ka të vështirë të kalojë.

Kërkoj të anulohet në mënyrë të menjëhershme ky tender abuziv dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë. I bëj thirrje prokurorisë së rrethit gjyqësor shkodër të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për të parandaluar vjedhjen e taksave tona nga jakat e bardha. I bëj thirrje Kryeministrit që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e këtij fenomeni të pashoq në të kundërt protestat tona do të përshkallëzohen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PROFIL – Kush është stomatologu (dentisti) 48 vjeçar që kërkon të blejë Vllazninë, cilat janë bizneset e tij…
Artikull pasardhës: “Fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë”, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.