
Partitë politike shqiptare prej javësh tashmë, kanë intensifikuar takimet jashtë Shqipërisë me emigrantët tanë kudo ku ata jetojnë e punojnë. Këtë të diel, PS- ja ka qenë e angazhuar në Itali, kryesisht në zonën e Piemontes.
Në një video të shpërndarë nga ministri Taulant Balla, i ngarkuar i PS- së për organizimin e diasporës, shihet në takime edhe kryebashkiaku i Shkodër Benet Beci, ai i Vau Dejësit Kristian Shkreli dhe ish- ministrja Etilda Gjonaj.
Balla falenderon për pjesëmarrjen banorët e të 5 bashkive të Qarkut Shkodër por edhe të Lezhës, që sipas gjasave, ishin pjesëmarrë në takimet e kësaj fundjave.