VIDEO – Bajerni “mbret” i futbollit europian, në finalen e madhe mjafton një gol i Koman për të fituar Champions

Është Bajerni “mbreti” i këtij edicioni të çuditshëm të Champions League. Bavarezët kanë mundur të triumfojnë me shumë vështirësi ndaj PSG dhe të marrin kupën e gjashtë me veshë të gjata dhe të plotësojnë tripletën e dytë në histori, duke barazuar rekordin e Barcelonës.


Ndeshja ka qenë mjaft e studiuar nga dy skuadrat me jo shumë raste, por një lojë mjaft e luftuar në mesfushë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ndërkohë në të dytën eksperianca e një klubi me eksperiencë në të tilla ndeshje si Bajerni, krijoi diferencën.

Gjatë një sulmi të Bajernit, Kimish lëshon një krosim në shtyllën e dytë të Navas, aty ku gjendet i vetë, Koman. Francezi ka gjithë hapësirën e duhur për të goditur saktë me kokë dhe mposht Navas e vendos këtë finale, që kishte një të veçantë nga gjithë të mëparshmet, shkallët ishin bosh.

ShkodraWeb Channel