Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” ka treguar se ka provuar kërcënime gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ku edhe ndodhet aktualisht. “Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë, më mirë të rrinë ta shkrepin njëherë po e kanë plan”, shprehet Albert Veliu në një intervistë për emisionin “Open”, që transmetohet mbrëmjen e sotme, nga ora 21:00 në Top Channel.
Albert Veliu thotë gjithashtu se ka pasur oferta për t’u ‘shitur’.
“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë… te një lokal të 11-katëshi… që të thosha në televizor live që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu, “e di X-i që na hiqet si i ndershëm, flet në televizor”.