Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sociale
  • Video News

VIDEO – “Babai e nxorri nga spitali, të nesërmen e solli gati pa shenja jete”, spitali i Shkodrës reagon për 3- vjeçarin

ShkodraWeb 24 February, 2025
greta senad halluni vdekja 3 vjecari 2025

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, ka reaguar lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës.

Halluni thotë se fëmija u paraqit me 21 shkurt në spital dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete.

Pastaj fëmija ka ardhur të nesërmen përsëri por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. Halluni thotë se 45 minuta më pas, fëmija ndërroi jetë.

Senad Halluni: “Është paraqitur me datë 21 shkurt 3 vjeçari dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete. Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. 5 reanimator dhe mjek të tjerë janë përpjekur që ta mbajnë në jetë por ka qenë e pamundur. 45 minuta më pas ndërroi jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7 vjeçare me të vjella dhe mjekët e pediatrisë kanë vendosur që ta transportojnë në Tiranë dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv.

Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e tre vjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare.”

Greta Naraçi (shefe e Pediatrisë): “Në momentin kur ka ardh fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim në reanimacion por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është. Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun.

Jam e ngarkuar emocionalisht shumë. Ardhja e fëmijës së dytë me gjyshërit dhe jo me prindërit sepse ata vendosën firmën dhe ikën duke menduar se virozë dhe pastaj kur erdhi fëmija i dytë vendosëm gjithë bashkë që vajza të dërgohet në Tiranë. Vajza është në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk kemi asnjë konfirmim deri më tani se cili është shkaku.”

3-vjeçari që ndërroi jetë në Shkodër dhe motra e tij 7-vjeçare që ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe që është e shtruar prej dy ditësh në QSUT, dyshohen se janë helmuar nga ilaçi kundër minjve. Burime nga mjekët e QSUT bëjnë me dije se dyshohet për intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Shpërndan koncentrat për fushatë…”, PS i përgjigjet akuzave: PD në 2023- in përdori për vota bashkinë
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 25 shkurt 2025…

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.