NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO/ Avokati i njohur, Daci: Procesi i 30 qershorit antikushtetues, “Vau- Dejësi” shembulli më flagrant…

Zgjedhjet e 30 Qershorit ne Bashkinë e Vaut të Dejës po kthehen në mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Veç deklaratave të një dite më parë nga sekretari i PD, Gazmend Bardhi, edhe avokati për çështjet zgjedhore Jordan Daci dëshmon faktin se ka prova se materialet zgjedhore mbërritën në doganë në orën 7:59 min. Daci shkon me tej teksa denoncon dhe praninë si anëtar në KZAZ-n e Vaut të Dejës të një prej kandidatëve të PS për këshillin bashkiak.