
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër Luçiano Boçi, vijon takimet intensive në qytetin dhe në njësitë administrative. Ndalesa e radhës ishte fshati Bardhaj, pjesë e bashkisë Shkodër, pak kilometra larg qytetit.
“Në Bardhaj, aty ku qeverisja as nuk ka shkelur. Keqqeverisja po, të vetmin premtim të mbajtur ka harresën. Kemi folur mjaft për ata. Më 11 Maj, është koha e njerëzve të zakonshëm.”, shkruan Boçi në një publikim në rrjetet e tij sociale, shoqëruar edhe me një video ku bashkëbisedon me banorët.
Partia Demokratike e Shkodrës, prej kohësh tashmë, vijon takimet prezantuese dhe bashkëbiseduese me banorët në të gjithë qarkun e Shkodrës, teksa të premten, 11 prill 2025, në Tiranë do të çelet zyrtarisht fushata elektorale e koalicionit PD- ASHM.