Edhe pse na ndajnë gati 2 orë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë, atmosfera në qytetin e Shkodrës ka filluar të ndizet. Për këtë meritë kanë padyshim “Tifozat Kuq e Zi” që së bashku me “Plisat” e Prishtinës dhe disa tifogrupe të tjera, kanë nisur festën e zakonshme. Këngët, vallet dhe flakadanët e kanë bërë atmosferën elektrizuese në qytetin e Shkodrës. Për më tepër ndiqni videot e mëposhtme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!