NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO/ “Atë që do korrni, do të mbillni…”, gafa e numrit 2 të arsimit bëhet virale…

Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu gjatë prezantimit të panairit të ‘Punës dhe Studimit’ ka provuar të japë një këshillë për të rinjtë, por ajo është ngatërruar me fjalët e saj.

Ish-moderatorja televizive gjatë fjalës së saj ka thënë se: “Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”.


Duke qenë qe gafa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, vetë zëvendësministrja e ka kaluar me një buzëqeshje. Lorena Haxhiu është emëruar në Ministrinë e Arsimit, si zëvendësuese e ministres aktuale, Besa Shahini.

Ajo më parë ka qenë drejtuese në qendrën e të rinjve, ndërsa si eksperiencë pune ka pasur vetëm prezantimin në disa televizione lokale dhe kombëtare.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!