
Vllaznia i ka lene pas ndodhite e krijuara pas ndeshjeve te fundit dhe eshte fokusuar maksimalisht tek ato qe vijne, duke filluar nga takimi i neserm per kupe ndaj Korabit.
Ndonese luhet ndaj nje skuadre inferiore dhe ndonese luhet ne Shkoder, ne kampin kuqeblu e kane vleresuar maksimalisht kete takim. Nje gje e tille eshte pare edhe ne deklaratat e zvendestrajnerit Elvis Plori ne konferencen e sotme per shtyp.
“Situata e krijuar pas ndeshjeve te fundit kuptohet qe na ka merzitur te gjitheve. Ne e prisnim qe do te kishim momente jo te mira, por nuk prisnim qe do ta zgjaste kaq shume. Kemi besim se do ia dalim te rikthehemi serish aty ku ishim ngaqe eshte i njejti grup lojtaresh, eshte i njejti staf teknik.
I kemi premtuar drejtuesve te klubit se do ta ndryshojme kete gjendje sepse kete e bazojme tek puna qe bejme çdo dite ne stervitje. Po vleresojme maksimalisht çdo kundershtar dhe kete gje po bejme edhe per Korabin. Vertete ai vjen nga kategoria e pare, por te mos harrojme se ka eliminuar Tiranen ne kupe.
Edhe ne Shkoder do te vijne me objektivat e veta, por edhe ne e kemi te qarte se çfare duhet te bejme. Nuk ka asnje shenje nenvleresimi per kete takim, perkundrazi do ta shohim si mundesi e daljes nga gjendja ku ndodhemi. Kualifikimi neser do te na ndihmonte per kete gje, e per te menduar pastaj disi me te qete per sfiden e kampionatit me Kastriotin.
Por per te fituar ndaj Korabit na duhet te rregullojme diçka ne sulm sepse ne keto ndeshjet e fundit na ka munguar njeriu e shtyn topin ne rrjete. Shpresoj qe neser te bejme zgjedhjen e duhur dhe te jemi ne gjysmefinale e cila me pas do te jete nje mundesi e mire per ta fituar edhe kete trofe sepse do te ishte diçka e bukur per Vllaznine dhe Shkodren”.
Besimi tek kthesa ekziston tek të gjithë pjestarët e Vllaznisë dhe këtë gjë ia kanë komunikuar edhe drejtuesve në takimin që kanë patur ditët e fundit me ta. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kapiteni Erdenis Gurishta në daljen e tij para gazetarëve në pragndeshjen me Korabin.
“Nëse deri tani kemi ardhur këtu ku jemi, kemi ardhur për meritë të të gjithëve dhe po ashtu, kur kalojmë një situatë të keqe, përgjegjësia është e të gjithëve. Por e them me bindje të plotë se trajneri ka mbështetjen e të gjithë ekipit dhe mund të them se është një ndër trajnerët më të mirë që ka ardhur në Shkodër. Jemi të lumtur që punojmë me të dhe të gjithë bashkë kemi për të vazhduar përpara drejt objektivit.
Na vjen keq për situatën e krijuar që nuk është e mirë, por ekipi ka forca për të reaguar sa më shpejt dhe besoj se ky reagim do të vijë që nesër kundër Korabit dhe Vllaznia do të bëjë kthesën.
Sigurisht që po i bëjmë një vlerësim maksimal Korabit sepse siç dihet ka eliminuar Tiranën, ndonëse luan në kategori të parë. Ka një ekip simpatik, ka një trajner të mirë si profesor Agim Canaj. E vlerësojmë shumë këtë skuadër, por do të futemi në fushë vetëm për të fituar dhe për të kaluar këtë moment të vështirë, këtë ngërç psikologjik që kemi krijuar dhe për ta kthyer atmosferën në anën tonë. Fitorja dhe kualifikimi jane detyre per ne.
Momenti i kthesës për Vllazninë? Besoj se po. E rëndësishme është të kualifikohemi nesër dhe pastaj e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Kastrioti”- ka thene Gurishta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!