Skip to content
5 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika
  • Video News

VIDEO – Asnjë gjurmë nga satelitët që premtoi Rama, ai detyrohet kryeministri publikut një sqarim?

ShkodraWeb 1 year ago

Të paktën në 3 dalje publike gjatë tetorit të kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të lëshonte dy satelitë në orbitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sipas tij, kjo do të realizohej brenda marsit 2022.

Më 14 tetor Rama e bëri këtë pohim solemn para Kuvendit, më 20 tetor e publikoi në “Instagram” dhe më 22 tetor, në një takim me kryebashkiakët në kryeministri.

Për hir të së vërtetës, pakkush e mori seriozisht këtë premtim të kryeministrit. Në rrjetet sociale plasën memet dhe përfaqësues të opozitës bënë ironi me kreun e qeverisë.

Në nëntor, Edi Rama i sfidoi talljet.

“Projekti i satelitëve, ju keni dëgjuar, keni parë edhe shumë gallatë dhe humor, megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, sepse e qeshura shëndet bëhet. Me satelitet që do të hedhim të parin në mars do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërorë të dhëna reale dhe policia do të ketë të dhëna mbi ndërtimet pa leje”, tha në një takim në ministrinë e Brendshme.

Pavarësisht mosbesimit, Rama publikoi në “Facebook” një video, me disa pamje në iPad, ku duket se komunikon në anglisht me një person nga kompania “Space X” në lidhje me lëshimin e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë. Në video, dëgjohet eksperti teksa informon kryeministrin se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, “Albania 1” do të lëshohej në muajin mars 2022, ndërsa i dyti në muajin qershor të këtij viti.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/04/premtimi-rama-tetor-2021-satelite-shqiptare-orbite.mp4

Marsi kaloi dhe prilli ka hyrë në gjysmën e dytë. Asnjë gjurmë nga satelitët shqiptarë në orbitë. Megjithëse është shpotitur herë pas here, kryeministri nuk ka dhënë një version të vetin pse nuk u përmbush ky premtim.

Duke parë situatën jo të lehtë në Shqipëri, megjithë krizën ekonomike dhe “korrupsionin në çdo nivel të qeverisjes”, askush nuk mërzitet që Rama s’e mbajti fjalën. Mjafton të mbahen premtimet në tokë, kurse ato për hapësirën, le të treten në eter.

Megjithatë, një shpjegim formal ai u detyrohet shqiptarëve. Përsë nuk u lëshua “Albania 1” brenda muajit mars? Por, aq sa ka satelitë shqiptarë në orbitën e tokës, aq ka llogaridhënie para shqiptarëve në orbitën e qeverisë. /Nga Gazeta Shqiptare/

Continue Reading

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 20 prill 2022…
Next: EMRI – Flakët shkrumbojnë zyrën e noterit të njohur, digjen dokumente të rëndësishme…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

18 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

37 mins ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

53 mins ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • “Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • FOTOLAJM – Dasma e Elgit Dodës me Klea Hutën, vëmendjen e rrëmben sërish çifti i momentit Luiz dhe Kiara…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë 5 qershor 2023…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

18 mins ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

37 mins ago
“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA
  • Kronika e zezë

“Çfarë ishte kjo që bëra…”, i mori jetën nënës së vet në kushte depresioni, ky është 24 vjeçari që u diplomua në SHBA

53 mins ago
FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…
  • Aktualitet

FOTO – Policia Rrugore e Shkodrës “e pamëshirshme”, vendos 319 gjoba në një javë, arreston dy shofera…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.