Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – Askush si Real Madrid, “los blancos” mundin Liverpulin dhe regjistrojnë trofeun e 14- të të Champions League

ShkodraWeb 1 year ago

Në Ligën e Kampionëve garojnë skuadrat më të forta europiane, por në fund fiton Reali i Madridit. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e sotme në “Stade de France”, me “Losa Blancos” që mposhtën 1-0 Liverpoolin në finale dhe u ngjitën për herë të 14 në majën e kontinentit.

Edhe në një sezon ku pritshmëritë ishin të pakta, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ia doli të mposhtë me radhë të gjithë pretendentët si Paris Saint Germain, Chelsea, Manchester City e në fund Liverpool, për të vulosur sërish mbretërimin në Europë.

Në mënyrë të paprecedentë, finalja e Champions League nisi me plot 36 minuta vonesë, teksa shkak u bënë tifozët e Liverpool, që kaluan rrethimin e stadiumit në Paris për t’u futur brenda, ndonëse nuk kishin bileta, duke thyer kështu elementët e sigurisë.

Megjithatë gjithçka u harrua shpejt kur dy skuadrat zbritën në fushë për të nisur spektaklin, me Liverpoolin që e nisi vrullshëm dhe i shkoi disa herë pranë golit, por një herë u ndal nga shtylla dhe disa herë të tjera nga portieri belg Courtois.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/finale-chl-2022-real-liverpool.mp4

Reali u zgjua vetëm në fundin e pjesës së parë, duke shënuar madje edhe një gol me Benzema, që gjithsesi u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, që evidentoi një pozicion jashtë loje të sulmuesit francez.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpoolin, por në një kundërsulm të shpejtë në minutën e 59’, Vinicius u harrua pas shpine nga Alexander –Arnold dhe dërgoi topin në rrjetën e Alisson, duke kaluar në avantazh madrilenët.

Goli u dha qetësi spanjollëve dhe shtoi padurimin e “the reds”, që u hodhën të gjithë në sulm, duke “flirtuar” disa herë me golin, por Courtois ishte I pakalueshëm, duke shpëtuar në disa raste portën nga gola të sigurt.

Vërshëllima finale e francezit Clement Turpin la në fuqi triumfin e Realit të Madridit, që nisi festën në kryeqytetin francez, për Championsin numër 14, plot dy herë më shumë se Milani që renditet i dyti në Librin e Artë, ndërsa “the reds” humbin një tjetër finale përballë madrilenëve, pas asaj të 2018-ës.

Continue Reading

Previous: Zgjodhi sot Kryesinë e PD- së por Këshilli Kombëtar do të mblidhet sërish të premten, ja cila është arsyeja
Next: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 29 maj 2022…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

1 hour ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

2 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

1 hour ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

2 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

2 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.