VIDEO – “Askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së përveç zotit Basha”, deputeti Noka akuzon Bashën

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, një nga mbështetësit më të fuqishëm të nismës Foltorja, është përballuar ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në mbledhjen e Kryesissë së Grupit, duke i kërkuar të japë dorëheqjen.

Në një deklaratë për mediat sot, Noka tha se pas kësaj, Basha konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i PD-së dhe bëri thirrje se zgjidhje për PD-në tashmë ishte nisma “Foltorja” e ndërmarrë nga z. Sali Berisha.


I pyetur për shprehjen llum që ishte përdorur në mbledhje nga Basha, Noka tha “askush nuk ka guxuar ta quajë llum bazën e PD-së… përveçse zoti Basha, askush tjetër”.

“Mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, unë i kërkova që të marrë përgjegjësi, – tha deputeti. – Forca jonë politike se forca jonë politike është duke shkuar në zgrip falë vendimit okult të zotit Basha dhe nëse ai e konsideronte sadopak këtë forcë dhe e donte sadopak këtë forcë, dorëheqja do të ishte e vetmja zgjidhej për ta bashkuar këtë forcë, për ta mëkëmbur këtë forcë dhe zoti Basha mbrëmë konfirmoi se fati i karriges së tij është më I shtrenjtë se fati I PD-së dhe I demokratëve në përgjigthësi.

LEXONI EDHE: “Anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum”, selia blu reagon pas deklaratave të deputetit Flamur Noka…

Kjo gjë në një forcë demokratike kurrë nuk mund të mendohej dhe të imagjinohej se do të ndodhte. Pra, mbrëmë mbi fatin e PD dhe të demokratëve, z. Basha konfirmoi fatin e karriges së tij dhe u vendos i lidhur pas asaj karrigeje.

“Foltorja” është zgjidhja, “Foltorja” është alternativa, “Foltorja” e Sali Berishës është i vetmi shans për ta mbajtur këtë forcë të bashkuar dhe për ta shpëtuar nga rrokullima ku z. Basha po e çon PD-në.

Të jeni të sigurt se procesi I firmave po ecën shkëlqyer. Edhe deputetët, të gjithë që kanë zbritur në bazë e konstatojnë këtë që baza e PD është qartësisht për një parti të bashkuar kundër përçarjes që i shkaktoi z. Basha. Foltorja është shpresë dhe firmat po ecin në mënyrë të shkëlqyer, – theksoi Noka