Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika
  • Video News

VIDEO – “Askush nuk do të tolerohet, askush nuk do të falet”, PD Shkodër denoncon dhe paralajmëron policinë…

ShkodraWeb 2 years ago

Jemi sot këtu për të denoncuar një përpjekje të paligjshme të Policisë së Shkodrës, për të manipuluar opinionin publik dhe për të sulmuar politikisht drejtuesit e Partisë Demokratike, Dega Shkodër. Dje jeni njohur me disa akuza të rreme kundër drejtuesve të Partisë Demokratike, të urdhëruara nga kundërshtarët tanë politik, Ilir Beqja dhe Taulant Balla dhe të ekzekutuara nga një komisar politik policie si Niko Brahimaj.

Është fakt i njohur botërisht se nën drejtimin e militantëve të Partisë Socialiste, sot Policia e Shkodrës është shndërruar në një organizatë që bashkëpunon me bandit dhe lufton qytetarët e ndershëm. Për shkak të këtyre militantëve që drejtojnë Policine e Shkodrës, qytetarët dhe bizneset e Shkodrës janë të pambrojtur përballë dhunës së bandave, me të cilët Edi Rama qeveris në çdo zyrë të shtetit dhe me të cilët Policia e Shtetit bashkëpunon çdo ditë.

Policia e shtetit duhet të udhëhiqet nga ligji dhe jo urdhërat politikë. Policia e Shtetit duhet të ruajë rendin dhe qetësinë publike, jo të promovojë akuza politike që nuk adresojnë shqetësimet e qytetarëve. Policia e Shtetit duhet të luftojë bandat dhe krimin e organizuar, jo të shpallë armiq të parties, drejtues dhe anëtarë të Partisë Demokratike apo familjarë të tyre, të mirënjohur për kontributin 30-vjeçar në promovimin e lirive dhe të drejtave njerzore.

Partia Demokratike, dega Shkodër dënon veprimet e paligjshme të Policisë së Shkodrës dhe është duke identifikuar çdo punonjës policie, nga Niko Brahimaj tek punonjësi më i thjeshtë që në vend të ligjit, operojnë me statusin e Partisë Socialiste kundër drejtuesve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike.

Duam të bëjmë të qartë sot, se kushdo, do të përgjigjet për çdo paligjshmëri të kryer në detyrë. Askush nuk do të tolerohet. Ashkush nuk do të falet.

Partia Demokratike dega Shkodër, i bën thirrje organit të prokurorisë që të veprojë menjëherë për të ndaluar veprimtarinë politikë të policisë së shtetit ndaj drejtuesve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike, të zbatojë ligjin dhe të veprojë me paanësi ndaj kujdo që shkel ligjin.

Gjejmë rastin të apelojmë për një hetim të shpejtë dhe gjithanshëm, mbi ato që lejuan me dashje, që një proteste paqësore e thirrur nga të rinjtë në rrjetet sociale, degradoi në akte dhune nën hundën e policisë së Shtetit.

Drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, as nuk intimidohen dhe as nuk tërhiqen nga misioni i tyre për mbrojtjen dhe shtetin ligjor. Ne kemi bërë dhe bëjmë të qartë, se dënojmë çdo akt dhune, por nga ana tjetër askush nuk mund ti mohojë qytetarëve të drejtën Kushtetuese për të protestuar kundër padrejtësive, paqësisht dhe pa tejkalime.

Dhunë nxit vetëm Edi Rama, nga frika se tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon arrogancën, dhunën, dhe keqqeverisjen e tij 7-vjecare. Dhunë ndaj qytetarëve dhe bizneseve bën cdo dite Edi Rama, që ka braktisur qytetarët, për ti shërbyert nje grushti banditësh dhe hajdutësh. Dhunës shtetërore ndaj qytetareve do ti japim të gjithe bashke fund me 25 Prill, ku bashkërisht, pa dallime partiake, do te sjellim ndrsyhimin që kërkojnë sot të rinjtë dhe qytetarër e Shkodrës. /Deklaratë e Partisë Demokratike Shkodër, lexuar nga nënkryetarja Irena Shestani/

Continue Reading

Previous: “Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim…”, Drejtoria e Përgjithshme njofton “kyçjen” e protestave me më shumë se 10 vetë…
Next: “Tërheqin si kafshë qytetarët”, shpërthen ndaj policisë Carlo Bollino: Largoni nga protesta efektivët me rroba civile…

TË FUNDIT

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

2 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

4 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Siguroi pjesëmarrjen në Conference League, Vllaznia nis menjëherë ndryshimet në stafin teknik…
  • “Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste”, Tom Doshi flet për fitoren e Shkodrës…

TË FUNDIT

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

2 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

4 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago
Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Aktualitet

Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.