![rama zheji](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/11/rama-zheji-.jpg?x67299)
Kryeministri Edi Rama u ka shpallur “luftë” analistëve të njohur si Ylli Rakipi, Artur Zheji, Andi Bushati apo Çim Peka duke i cilësuar si “gjobaxhinj” dhe “Kadrinj” të cilët për hir të interesave të veta godasin qeverinë, ndërsa dhe këta të fundit nuk kanë lënë pa i kthyer përgjigje.
Artur Zheji i është përgjigjur sërish Ramës me një video me anë të së cilës i ka nxjerrë të ‘palarat’.
Analisti i kujton Ramës kohën kur e mbante një orë në telefon që ta bindte të sulmonte hapur rrugën që do na lidhte me Kosovën, si dhe shumë gjëra të tjera duke filluar nga ushqimi që hante e deri te rrobat që vishte.
Zheji e cilëson kryeministrin një klloun dhe një diktator teksa pretendon se Rama po bashkëpunon me kompaninë Salillari.
Analisti i kujton Ramës edhe dëmshpërblimet e banorëve të Astirit, të cilat sipas tij kushtojnë më pak se sa harxhojnë ministrat dhe deputetët e tij.
Për më tepër ndiqni videon: