VIDEO – Artistët e Aleancës për Teatrin mbjellin tre pemë simbolike në truallin e Teatrit Kombëtar, policia i filmon

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë futur pasditen e sotme brenda rrethimit të truallit ku më parë ngrihej ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Siç bëhet e ditur, veprimi është ndërmarrë në shenjë simbolike. Artistët thonë se kanë hyrë për të mbjellë tre pemë: Një për Teatrin e shémbur, 1 për Europën dhe një për SHBA-të. Mbjellja e pemëve është simbolikë që kujton 30 vjetorin e hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja në 2 korrik 2020.


Qëllimi i hyrjes së tyre ishte ngritja e flamurit të rrëzuar ditën e shémbjes së Teatrit më 17 maj, flamur që mbeti nën rrënoja e u mor nga artistët. Ata thonë se duan ta ngrenë pikërisht aty ky ishte flamurin kombëtar.

Policia nga ana tjetër, shihet se nuk i ka nxjerrë pengesa, por ka nisur të filmojë veprimet e tyre brenda rrethimit të truallit të Teatrit Kombëtar.

 ABCOM ║ VODAFONE