
Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin Anton Donovic.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Anton Donovic, 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.