Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:
-B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.