Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO+EMRAT – Arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, do të ekzekutonin një person për pazare…

ShkodraWeb 8 December, 2021
aksion policia lezhe

Policia e Lezhës ka publikuar pamjet e dy operacioneve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan 4 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë me të shkuar kriminale.

Pamjet tregojnë momentet e arrestimeve dhe sendet e sekuestruara nga policia, si një shumëllojshmëri armësh, nga kallashnikovët, te snajperët e lënda eksplozive C4, apo mijëra euro të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjatë këtij aksioni, policia njofton se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin.

Bëhet fjalë për dy shtetasit e shpallur në kërkim, të dy me rrezikshmëri të lartë, E.V., 31 vjeç dhe H.N., 31 vjeç, të cilët nga informacionet e grumbulluara nga policia, rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Raportohet se të arrestuar në kuadër të operacionit “Mataro”, që planifikuan vrasjen, janë Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe shtetasja Marie Marku, ndërsa janë në kërkim janë shpallur shtetasit me rrezikshmëri Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka.

“Nga hetimet paraprake dhe informacionet e grumbulluara rezulton se shtetasit H.,N. dhe E. V., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit.

Këta shtetas, si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit N. M.

Ndërsa shtetasi M. L., dhëndri i shtetasit N. M., është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /BW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA AVOKAT ARBEN MUÇA – Shënime për historinë e themelimit të Degës së Partisë Demokratike Shkodër…
Artikull pasardhës: Merr fund zyrtarisht “era” 16 vjeçare Merkel, Olaf Scholz zgjidhet si kancelari i 9- të i Gjermanisë…

TË FUNDIT

korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale… 10 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026… 10 February, 2026
  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

korrupsion 2026

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria shënon përkeqësim në rendijtjen globale…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 shkurt 2026…

ShkodraWeb 10 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.