
Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër, kanë tërhequr vemendjen edhe të arqipeshkvit metropolit Shkodër- Pult Angelo Massafra. Në një predikim në meshën e ditës së sotme të Katerdralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, imzot Massafra ka përcjellë një mesazh to fortë. Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri.
Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime qe i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.
“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dine se janë gabim. Kjo nuk është gjeja e duhur”- deklaroi Massafra. Po ashtu, bëri thirrje qe te gjithë te mos i bëjnë keq të tjerëve dhe te falin si e vetmja mënyre për të shkuar pranë Zotit ne parajse.
Në katedralen “Shën Shtjefni” për 200 vjetorin e lindjes të arbëreshit Andon Santori.